Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Kuçovë, ku mbeti i vrarë një 41-vjeçar.
Ndërkohë janë zbardhur identitetet e viktimës dhe autorit të krimit të rëndë.
Raportohet se viktima është identifikuar si Ajet Guneli, ndërsa autori i dyshuar është 44-vjeçari Vangjel Polovina.
Sipas policisë, viktima i kishte dhënë me qira një stallë derrash autorit të dyshuar, ndërsa për këtë fakt dhe kishin pasur konflikte, duke çuar në krimin e rëndë.
Sipas bluve, autori pretendon se kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën, pasi pretendonte se qiramarrësi e shante dhe ofendonte përditë.