Sot rreth orë 9:40, është raportuar se në fshatin Vllahi të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar A. B., rreth 45 vjeçar.
Njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes.
Ekipi mjekësorë ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “vdekje e dyshimtë””, njofton policia.