Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe në vendin tonë janë raportuar tri vdekje të dyshimta.
Në Obiliq është raportuar se viktima femër kosovare në banesën e saj është gjete pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Në Kaçanik është raportuar se në rrugë është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar. Njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës iu ka liruar familjarëve për ceremoni varrimi.
E në fshatin Vllahi të Mitrovicës është raportuar se vikima mashkull kosovar nga bashkëfshatarët e tij në një mal është gjete pa shenja jete i cili në atë lokacion kishte qenë duke i ruajtur bagëtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.