Një prind nga Rahoveci për shkak të mosmarrëveshjeve me vajzën e tij e ka rrahur atë, derisa për rastin ajo ka informuar policinë e të cilat kanë arrestuar të dyshuarin dhe kanë dërguar në mbajtje.
Vajza ka marr trajtim mjekësor.
Policia njofton se në Rahovec me 17.12.2020 rreth orës 22:32, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër (vajzës së tij).
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për veprën dhunë familjare.