Gjatë ditës së djeshme rreth orës 18:00 ka ndodhur një rast tragjik në Institutin Special në Shtime pasi që derisa po trajtohej aty, një femër ka ndërruar jetë.
Mësohet se viktima është kontrollur edhe nga mjeku kujdestar mirëpo të njëjtës nuk i janë gjetur shenja dhune.
Pas kësaj është alarmuar Policia dhe njësitet tjera përkatëse të cilat edhe kanë filluar ta hetojnë vdekjen.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.