Mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Katund i Ri të Pejës është shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së dy personave.
Media brenda Policisë kanë raportuar se të dy ankuesit kanë thënë se derisa ishin duke lëvizur me veturë në afërsi të restaurant “Kalaja e Gurit” është shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tyre.
Me të marrë Policia informatë ka dalë në vendin e ngjarjes ku raportohet se në veturë janë vërejtur gjashtë vrima që dyshohen të jenë nga të shtënat.
Nga këto të shtëna nuk është lënduar asnjë person ndërsa rasti është duke u hetuar.