Dje në rrugën Nazim Aliu në Vushtrri njësiti policor ka hasur në veprimtari të paligjshme, pra në organizim të skemave piramidiale dhe bixhoz.
Sipas brenda Policisë, njësiti policor ka bërë kontrollin e një lokali ku dyshohet se luheshin lojëra fati. Gjatë kontrollit në atë lokal janë gjetur dhe konfiskuar disa gjëra.
Media mëson se aty u konsikuan një shtëpizë kompjuteri, një printer, një DVR të kamerave, 32 tiketa të shtypura, 36.20 euro para të gatshme si dhe letër për shtypjen e tiketave.
Po ashtu burimet tona brenda Prokurorisë njoftojnë se lidhur me këtë rast janë intervistuar dy të dyshuar dhe një dëshmitar të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt.