Nuk janë të rralla rastet kur në territorin e Kosovës qytetarët hasin mjete shpërthyese, por që falë intervenimit të FSK-së arrihet tërheqja e tyre.
Sinjali përmes burimeve brenda Policisë mëson se dje dy qytetarë kanë hasur në mjete shpërthyese. Njëri rast ka ndodhur në Mitrovicë e tjetri në Prizren.
Në fshatin Kovaqicë të Mitrovicës dje rreth orës 11:00 një person ka informuar se ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
Kështu njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-it amerikan ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar dhe pa ndonjë incident.
Ndërsa në rrugën Xhevat Berisha në Prizren, një person ka informuar rreth orës 16:00 se ka hasur në një granatë dore në varrezat e qytetit.
Edhe këtu falë intervenimit të njësisë për deminim të FSK-së është arritur të bëhet tërheqja e mjetit në mënyrë të sigurtë.