Aksidentet në Kosovë po rriten çdo ditë.
Sot ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Kçiq.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00 dhe mbeten të lënduar pesë persona.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti ka bërë të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura, ku si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.