Zjarri ka kapluar një pjesë të një objekti banesor në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë – Kosovë, sonte rreth orës 20:00.
Rastin për Indeksonline, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili,tha se shkaktar i zjarrit dyshohet se ka qenë mbingarkesa e rrjetit.
“Rreth orës 20:00 është raportuar se në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, në një objekt banesor, janë djegur orët e energjisë elektrike, të cilat më pas kanë dalë jashtë funksionit.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit dhe ekipet e KEDS-it. Nga këta të fundit janë ngritur dyshime që deri te kjo ka ardhë si rezultat i mbingarkesës. Aktualisht po trajtohen rrethanat e rastit“, tha Borovci.