Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme në komunën e Fushë-Kosovës.
Ankuesi mashkull, bashkatdhetarë ka raportuar se persona të panjohur, duke përdorur forcën kishin thyer xhamin e veturës së tij, me targa të huaja dhe nga aty kishin arritur të marrin një çantë të dorës.
Brenda kësaj çante u raportua se pati para të gatshme, disa pasaporta të Kosovës, një telefon mobil, si dhe disa dokumente të ndryshme.
Rasti po vazhdon të hetohet.