Derisa një femër po qëndronte në shtëpi në Prizren mesditën e diele, papritmas aty ka shkuar një mashkull dhe i cili e ka ngacmuar seksualisht.
Viktima rastin e ka denoncuar tek forcat e rendit të cilat kanë arrestuar të dyshuarin.
Policia njofton se se në Prizren me 20.12.2020 rreth orës 01:10, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka hyr në shtëpinë e viktimës femër dhe ka ngacmuar seksualisht viktimën.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për ngacmim seksual.