Policia e Kosovës ka arrestuar një person mbrëmë në Rahovec.
Kjo pasi që sipas policisë, i njëjti në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rahovec 20.12.2020 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqipëtar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht nënë e tij viktimën femër shqipëtare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.