Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 13:10 në fshatin Radulloc të Klinës.
Sipas policisë, i dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke ngarë automjetin e tij, dyshohet nga pakujdesia ka goditur automjetin e viktimës femër kosovare.
Si pasojë e këtij aksidenti përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari, viktima (vozitësja) si dhe gjashtë pasagjerët (tre femra dhe tre meshkuj) .
Disa prej tyre të mitur dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi, ndërsa njëra ndalet për trajtim të mëtutjeshëm në spital.