Një fëmijë nga Gjakova mëngjesin e së dielës është arrestuar pasi që kishte vjedhur disa kapakë shaktash për ti shitur si hekur.
Ai pas arrestimit me vendim të prokurorit është liruar derisa rasti shkon në gjykat për vendosje.
Policia njofton se në në rrugën "Gjergj Sokoli", në Gjakovë me 20.12.2020 rreth orës 08:40, është arrestuar i dyshuari mashkull i mitur, pasi që i njëjti kishte vjedhur disa hekura-kapakë për grumbullimin e ujit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt për veprën vjedhje.