Një person është lënduar pas një aksidenti në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Rreth orës 19:00, në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor, ku janë përfshirë dy vetura në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor”.