Pesë të lënduar kanë mbetur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.
Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Kështu ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot në ora 19:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 5 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”.