Natën e mbrëmshme në ora 23:30 në fshatin Grashticë të Prishtinës ka ndodhur aksident trafiku, ku si për pasoj janë lënduar pesë persona, e prej tyre katër kanë pësuar lëndime të rënda.
Lajmin e ka bërë të dituer zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Mbrëmë rreth orës 23:30, në fshatin Grashticë të Prishtinës, ka ndodhë një aksident trafiku ku një automjet i tipit Suzuki, për shkaqe akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar 5 persona, prej tyre katër kanë lëndime të rënda. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit të komunikacionit rrugo”, tha Ahmeti.