Numri i aksidenteve si pasojë e motit të ligë, por dhe moskujdesit gjatë ngasjes, kohët e fundit është rritur.
Mëngjesin e sotëm një veturë, ka goditur një këmbësor në fshatin Skivjan të Gjakovës.
Këtë e ka konfirmuar për IO, Nysret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë në rajonin e Gjakovës.
“Sot rrëth orës 09:00 në fshatin Skivjan, ka ndodhur një aksident trafiku midis një veture dhe këmbësori.
Aksidenti ka ndodhur kur këmbësori ka tentuar ta kalonte rrugën dhe gjatë kalimit goditet me automjetin, i cili ishte në lëvizje në drejtim të Deçanit”, ka thënë ai.
Ai sipas sipas Gjurkajt, është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës dhe gjendja e tij është stabile.