Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale të prostitucionit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Sektori Qendrorë i Hetimeve (DHTQNJ), pas hetimeve të zhvilluara të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, departamenti i përgjithshëm Prishtinë, sot me datë 22.12.2020, ka realizuar një plan taktik, me ç ‘rast kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar, nën dyshimin se të njëjtat kanë kryer veprat penale si “Mundësim ose detyrim në prostitucion neni 234 dhe Bashkëkryerja neni 31”.
Gjatë realizimit të planit policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:
– (2) telefona mobil.
– (875) tetëqind e shtatëdhjetë e pesë euro
– (2000) dymijë dinar
– (6.66gram) substancë narkotike e dyshuar për mariuhane,
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarat dërgohen ne ndalim për 48 orë.
Policia e Kosovës, vazhdon të mbetet e përkushtuar në parandalimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.