Policia e Kosovës sot rreth orës 18:00 ka pranuar informatën nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës se ka vdekur një vajzë e cila ishte aksidentuar në Pejë me datë 2 tetor.
Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës në rajonin e Pejës.
“Rreth orës 18:00 Policia është njoftuar për vdekjen e një vajze. E ndjera ka ndërruar jete në QKUK pas akasidentit që e ka pasur në Pejë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion”.
Sipas raportimit të mediave lokale bëhet fjalë për Anjeza Ibërdemajn.
Ajo ishte aksidentuar nga një veturë teksa po kthehej nga shkolla.