Shkolla fillore në fshatin Binqë të Vitisë është dëmtuar nga disa persona.
Media nga burime brenda policisë në Gjilan merr vesh se një person i nacionalitetit serb është ankuar se janë thyer xhamat e tri dritareve.
Po ashtu është dëmtuar dera e hyrjes duke shkaktuar kështu dëme në vlerë të rreth 300 eurove.
Këto burime gjithashtu kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia dhe se ky rast është duke u hetuar.