Është arrestuar mbrëmë një person, në Gjakovë.
Policia e Kosovës njofton se ai dyshohet ta ketë keqtrajtuar fizikisht motrën e tij.
Ajo s’ka pranuar trajtim mjekësor, derisa me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNË FAMILJARE
Gjakovë 21.12.2020 – 23:20. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi ai ka keqtrajtuar fizikisht motrën e tij femër kosovare së cilës i është ofruar trajtim mjekësor, por s’ka pranuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.