Një serb është arrestuar gjatë së martës në Pejë.
Ai dyshohet të ketë kryer krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999-të. Kështu bëri të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka treguar se i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit dhe se me rastin është duke u marrë Prokuroria Speciale.
“Dje 22 rreth orës 10:00 është arrestuar një serb dhe është intervistuar e më pas është njoftuar prokurori i shtetit. Personi në fjalë është dërguar për në Prishtinë, rasti është duke u trajtuar në prokurorinë speciale”, tha Gashi për KosovaPress.