Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë në familje.
Në Prizren është arrestuar një person pasi i njëjti nuk ka raporte të mira me bashkëshorten, andaj edhe ka dashur t’i marrë foshnjën 6 muajsE.
“Prizren 23.12.2020 – 18:15.
Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka raporte të mira me bashkëshorten e tij dhe ka dashur ti marrë fëmiun gjashtë muajsh pasi nuk dëshiron të jetoj më me të. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia e Kosovës.