Një person është arrestuar pasi nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar prindërit e tij.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se djali i saj i dyshuari mashkull nën ndikim të alkoolit ka sulmuar prindërit. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.