Një vjedhje e pazakontë është raportuar të ketë ndodhur dje në autostradë, konkretisht në fshatin Trudë.
Viktima e gjinisë mashkullore ka raportuar se sa ishte me kamionin e tij kishte ndaluar në autostradë dhe sipas tij pasi kishte dalë jashtë kamionit ishte alivanosur.
Ai ka thënë se kur ishte zgjuar kishte vërejtur se i mungon portofoli me para.
Viktima është dërguar tek mjeku por sipas tyre nuk kishte shenja dhune. Rasti është duke u hetuar.