Dashuria e prindërve ndaj fëmijëve nga të gjithë ata që kanë përjetuar këtë ndjenjë thuhet se është dashuria më e pastër e më e madhe. Është dashuri që nuk krahasohet me të tjerat.
Mirëpo jo gjithherë ajo kthehet në formë të njëjtë nga fëmijët, për të cilët prindërit janë në gjendje të bëjnë çdo gjë.
Se fëmijët dinë të jetë jo të mirë në raport me prindërit e tyre, dëshmohet edhe me një rast të ndodhur ditën e djeshme në komunën e Prishtinës.
Djali në gjendje të dehur ka rrahur dy prindërit e tij. Ndërsa nëna ndonëse me zemër të thye, ka paraqitur rastin në polici.
Tutje siç theksohet në raporti 24 orësh të policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.