Policia e Kosovës ka njoftuar se në Skënderaj, në një lokal është bërë organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit është kontrolluar lokali dhe nga aty janë konfiskuar tre kompjuterë, një televizor si dhe një sasi e monedhave dhe tiketave të bastorës.
“Skenderaj 23.12.2020 – 21:28. Pas hetimeve të zhvilluara është marrë informata se në një lokal janë duke u luajtur lojëra fati, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit është kontrolluar lokali dhe nga aty janë konfiskuar tre kompjuterë, një televizor si dhe një sasi e monedhave dhe tiketave të bastorës.
Është intervistuar pronari i lokalit me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt. Inspektorët komunal kanë mbyllë lokalin e shirit zyrtar”, njofton policia e Kosovës.