(E plotësuar 17:53) - Katër personat e lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës janë anëtarë të një familje.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 tek vendi i quajtur “Përroi i Njelmët”.
Një çift dhe dy fëmijë ishin në veturën e tipit “Passat” në momentin e aksidentit.
Media mëson se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në Qendren Klinike dhe Universitare, dhe se lëndimet nuk janë serioze.
Treni i cili u aksidentua me veturën ishte ardhur nga Peja.
***
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksident mes një treni dhe një veture tek “Përroi i Njelmët” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informtën për një aksident trafiku në lagjen “Përroi i njelmët” në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e akidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 perona. Peronat e lënduar janë dërguar për tretmn mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njëiti i trafikut rrugor”.