Një qytetar në Podujevë ka raportuar në polici se vetura e tij është goditur nga një plumb qorr në oborr të shtëpisë.
Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se një predhë e armës së zjarrit ka goditur xhami e veturës së tij, e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, ka thënë PK.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.