Një grabitje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Pejë.
Policia ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka kërkuar që të takohen me viktimën.
Pasi që janë takuar viktima ka hyrë ne veturën Audi pronë e të dyshuarit ku dy persona të panjohur, njëri nga ta i ka drejtuar armen dhe i ka mare telefonin duke e goditur në fytyrë me kondak të armës.
Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.