Një gjakovar dje është zënë në flagrancë duke ndezur një cigare me marihuanë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Dah Polloshka” në Gjakovë.
Rreth orës 22:00, qytetari ishte duke konsumuar cigaren me lëndë narkotike të llojit marihuanë.
Pasi ka vërejtur policinë, ai e ka hedhur në tokë cigaren. Policia e ka arrestuar atë në vendin e ngjarjes.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt.