Është arrestuar një person i dyshuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15 e 30, ku policia kishte pranuar informatën fillimisht për një aksident trafiku në lagjen “Emshir” në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshira tri automjete.
Sipas policisë, pas aksidentit palët e përfshira në aksident kanë pasë edhe përleshje fizike mes vete.
Një person ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.