Arrestohet hajni në Gjilani: Kishte vjedhur 27 bateri të kamionëve, 205 orë matëse të ujit dhe 1400 pjesë të orëve

Kronikë e zezë

Arrestohet hajni në Gjilani: Kishte vjedhur 27 bateri të kamionëve, 205 orë matëse të ujit dhe 1400 pjesë të orëve

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, pasi që i njëjti ka kryer tri vjedhje në një kompani në Gjilan.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se i dyshuari ka vjedhur  27 bateri te kamionëve, 205 orë matëse të ujit dhe 1400 copë  pjesë përcjellëse të orëve matëse.

Me vendim të prokurorit  pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Më poshtë raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

Gjilan (NN) 18.11.2020-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti  brenda një periudhe kohore ka kryer tri vjedhje në një  kompani. I dyshuari ka vjedhur  27 bateri te kamionëve, 205 orë matëse të ujit dhe 1400 copë  pjesë përcjellëse të orëve matëse . Me vendim të pokurorit  pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat