Policia e Kosovës ka gjetur një revole, një karikator me tetë fishekë në një parking në Prishtinë.
Një person e ka gjetur armën në parking dhe më pas e ka njoftuar Policinë e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes janë dërguar njësitë relevante të Policisë, të cilët e kanë gjetur dhe konfiskuar revolen, një karikator me tetë fishekë.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë.