Një femër (këmbësore) ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:55 në fshatin Koretin, Kamenicë.
Siç thuhet në raport, i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës godet këmbësoren.
Ndërkaq, siç thuhet në raport viktima pas marrjes se ndihmës se parë në Spitalin e Gjilanit është transferuar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
“I dyshuari mashkull shqiptar deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës godet këmbësoren viktimën femër shqiptare. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta pas marrjes se ndihmës se pare ne Spitalin e Gjilanit është transferuar ne QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.