Gjatë ditës së djeshme në rrugën Sami Frashëri në Ferizaj është gjetur i varur një person në një objekt përcjellës së shtëpisë së tij.
Ai është gjetur nga familjarët e tij rreth orës 12:30 teksa Sinjali mëson se viktima është shtetas i Shqipërisë.
Pas kësaj në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet emergjente ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.
Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës edhe ka nisur hetimet.
Ndërsa nga burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rastet e vetëvrasjeve janë duke u rritur në Kosovë teksa kjo gjë mbetet mjaft shqetësuese.