Është hasur në tri kartëmonedha nga 100 euro të falsifikuara në Veternik të Prishtinës.
Arkëtaren në pikën e derivateve “Shell” në Veternik e mashtruan dy persona kinse i duhen paratë e imëta, të cilët i ofruan për këmbim 300 euro.
Por si ndodhi krejt ngjarja?
Menaxheri i pikës së derivateve “Shell” ka raportuar në Polici se dy persona me veturë të tipit “Mercedes” dy ditë më parë rreth orës 20:17 kanë hyrë në marketin e pompës.
Më pas të njëjtit kanë kërkuar që t’i këmbejnë disa para me arsyetimin se parat e imëta i nevojiten për rrugë.
Kështu arkëtarja i ka pranuar nga i dyshuari tri kartëmonedha nga 100€ të cilat më vonë pasi janë verifikuar kanë rezultuar se janë të falsifikuara.