Një person është arrestuar dje në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.
Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas burimeve brenda Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pastaj së bashku me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore.
Po ashtu, bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.