Dhjetëra aksidente po shkaktohen për çdo ditë në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shkaktuar 86 aksidente në trafik, me ç’rast një person ka vdekur.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar në QKUK prej datës 22.12.2020 për shkak të aksidentit në trafik ka ndërruar jetë, trupi i të cilit me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Ndërsa 28 nga aksidente ishin me të lënduar, ndërsa 57 me dëme material.
Gjatë kësaj kohe Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe gjoba ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.
Kësisoj nga policia janë shqiptuar 542 gjoba.