Policia e Kosovës ehden jëherë ka dëshmuar që është shumë e shpejtë dhe efikase.
Mbrëmë në rrugën “Ilir Konufsheci” në Prishtinë një market ishte cak i tre hajdutëve.
Zëdhënsja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për media tregoj se tre të dyshuarit janë arrestuar pas një aksioni të Policisë së Kosovës.
“Mbrëmë rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një rast të vjedhjes së rëndë në tentativë, që ka ndodhur në një market në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë. Rastit menjëherë i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë arrit të identifikojnë dhe arrestojnë tre persona të dyshuar.”
“Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit dyshohet se personat e dyshuar kanë thyer xhamin dhe me forcë kanë depërtuar brenda marketit.”
“Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë ai që ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar vetëm pak kohë pas raportimit të rastit.”
“Aktualisht hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje, ndërkohë që personat e dyshuar: B.B. 20 vjeç , I.K. 34 vjeç, M.A. 31 vjeç, që të tre shtetas të huaj me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, u shprehë Ahmeti.