Policia e konfirmon vetëvrasjen e pjesëtarit të FSK-së me armë zjarri

Kronikë e zezë

Policia e konfirmon vetëvrasjen e pjesëtarit të FSK-së me armë zjarri

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar vetëvrasjen e pjesëtarit të FSK-së me armë zjarri, në parkun e lagjes Arbëria në Prishtinë.

Viktima është i moshës 47-vjeç, ndërsa nuk raportohen shkaqet që çuan deri te marrja e vendimit për kryerjen e këtij akti.

“Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç. Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanl nisur një hetim per rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, tha policia.

Media duke u thirrur në burime të veta njoftoi më parë se bëhet fjalë për G.M., pjesëtar i FSK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat