Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave rreth orës 21:00
Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 21:00, në rrugën Skënderbeu në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”, tha Ahmeti.