Gjatë ditës së djeshme, një zyrtar policor është sulmuar në Prishtinë.
Policia njofton se zyrtari policor është sulmuar gjatë detyrës. I njëjti ka pësuar edhe lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka penguar dhe sulmuar zyrtaret policor gjatë detyrës. Njëri nga zyrtaret policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thekson raporti.