Një qytetar nga Vushtrria ka raportuar se teksa po ngiste makinën është kërcënuar nga një person.
Ai ka thënë se pas një mosmarrëveshje në trafik ishte kërcënuar nga një i panjohur.
Ai mbante në dorë armën dhe e kishte fyer dhe kërcënuar.
“Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njoftoi policia.