Një grua është ankuar në Policinë e Kosovës ku ka deklaruar se është kërcënuar nga ish i dashuri i vajës së saj.
I dyshuari thuhet se e ka kërcënuar viktimën me shkrepës në formë të armës, shkruan arbresh.info
Rasti ka ndodhur në Rahovec.
KANOSJE
Rahovec 28.12.2020-23:50. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar (ish i dashuri i vajzës së saj) me një shkrepës në formë të armës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.