Policia në Gjakovë ka bastisur dy lokacione në të cilat ka gjetur dhe konfiskuar pesë armë.
Rasti ka ndodhur të hënën, ndërkaq janë konfiskuar një AK 47, pushkë gjuetie, revole e sasi municioni.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Gjakovës.
“Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, më datë 28.12.2020 në një operacion bastisje në dy lokacione kanë konfiskuar 5 armë të ndryshme si : armë automatike AK 47, pushkë gjuetie, 3 revole dhe një sasi municioni të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”, ka deklaruar Policia.