Policia njofton për një vjedhje të rëndë të ndodhur dje në Fushë Kosovë.
Persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi në të cilën kanë vjedhur para e stoli ari.
Policia po e heton rastin, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Fushë Kosovë 28.12.2020-17:30. Ankuesi mashkull shqiptar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tije dhe kanë vjedhë para dhe stoli ari. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.