Sot rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të Lipjanit. Për pasojë 4 persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lidhur me këtë rast, detaje kanë dhënë edhe nga policia e Kosovës.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku i cili ka ndodhë në hyrje të fshatit Qylagë të Lipjanit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(një veturë dhe një kamion).
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të komunikacionit rrugor”, ka thënë Flora Ahmeti nga policia e Kosovës.